BDI përmes një kumtese për media ka reaguar ndaj largimeve të fundit të punonjësve shëndetësor dhe stafit tjetër administrativ në Shtëpinë e shëndetit në Shkup siç thonë nga ko parti për motive politike dhe vetëm për shkak të përkatëisë etnike.
Nga BDI thonë se punonjësit e larguar kanë punuar në kushte të vështira në kohën e pandemisë dhe të njëjtit po zëvendësohen nga aktivistë partiak.
Kjo parti kërkon ndërprerjen e menjëhershme të spastrimeve etnike nga puna dhe hetim të pavarur të të larguarve pa asnjë bazë ligjore.
Kumetsa e plotë e BDI-së
Dhjetëra profesionistë shëndetësorë me përvojë të gjatë dhe kontribut të pamohueshëm që kanë punuar me përkushtim në kushte të vështira dhe kanë qenë në vijën e parë gjatë pandemisë po zëvendësohen me aktivistë partiakë, shpesh pa përgatitje dhe pa përvojë, vetëm për shkak të përkatësisë së tyre politike apo etnike.
Ky është një akt i pastër diskriminimi, i papranueshëm në një shtet që pretendon të jetë multietnik dhe demokratik.
Në vend që të vlerësohet profesionalizmi dhe përvoja, po ndërtohet një sistem klientelist, ku besnikëria partiake zëvendëson kompetencën, dhe përkatësia etnike përjashton qytetarë të tërë nga shërbimi ndaj publikut.
Kjo padrejtësi kjo është edhe rrezik për shëndetin e qytetarëve të spastrimeve etnike dhe hetim
Kërkojmë ndërprerje të menjëhershme të procesit të spastrimeve politike dhe etnike në institucionet shëndetësore, hetim të pavarur dhe transparent për kriteret e punësimit dhe shkarkimit në Shtëpinë e Shëndetit;
Shtëpia e Shëndetit nuk është pronë e asnjë partie. Ajo është shtylla e kujdesit shëndetësor për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie apo bindje politike.
Do të ketë përgjegjësi politike dhe ligjore për këto veprime.
tag_katrorimaqedoni_2