BDI: Ministria e Financave urdhëron që të fshihet nacionaliteti nga formularët zyrtarë, sulm ndaj përfaqësimit të drejtë dhe identitetit etnik (DOKUMENT) - Gazeta Express
string(149) "bdi-ministria-e-financave-urdheron-qe-te-fshihet-nacionaliteti-nga-formularet-zyrtare-sulm-ndaj-perfaqesimit-te-drejte-dhe-identitetit-etnik-dokument"

Maqedoni

Gazeta Express

26/06/2025 11:18

BDI: Ministria e Financave urdhëron që të fshihet nacionaliteti nga formularët zyrtarë, sulm ndaj përfaqësimit të drejtë dhe identitetit etnik (DOKUMENT)

Maqedoni

Gazeta Express

26/06/2025 11:18

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj një urdhërese të Ministrisë së Financave të RMV-së, përmes së cilës institucionet shtetërore obligohen të fshijnë rubrikën “nacionaliteti” nga formularët zyrtarë, duke e zëvendësuar atë me një vijë të thjeshtë ( / ).

“ Ministria e Financave urdhëron institucionet që të fshijnë kategorinë “nacionaliteti” nga formularët zyrtarë dhe ta zëvendësojnë me një vijë (/). Ky është një sulm direkt ndaj përfaqësimit të drejtë dhe shuarje e identitetit etnik nga dokumentet publike”, thuhet në reagim.Sipas BDI-së, një vendim i tillë përbën shkelje të rëndë të parimeve të përfaqësimit të drejtë dhe barazisë etnike, duke e cilësuar atë si një tentativë për të fshirë identitetin etnik nga dokumentet publike, gjë që është në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën.