BDI: Mexhiti dhe Ganiu e bënë Çairin sinonim të krimit dhe korrupsionit, shqiptarët nuk do t’i mbështesin në zgjedhjet lokale - Gazeta Express
string(122) "bdi-mexhiti-dhe-ganiu-e-bene-cairin-sinonim-te-krimit-dhe-korrupsionit-shqiptaret-nuk-do-ti-mbeshtesin-ne-zgjedhjet-lokale"

Maqedoni

Gazeta Express

13/08/2025 17:17

BDI: Mexhiti dhe Ganiu e bënë Çairin sinonim të krimit dhe korrupsionit, shqiptarët nuk do t’i mbështesin në zgjedhjet lokale

Maqedoni

Gazeta Express

13/08/2025 17:17

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate për media thonë se qytetarët e Çairit nuk do të votojnë më për Visar Ganiun apo Izet Mexhitin, sepse sipas tyre kanë keqpërdorur besimin e votuesve.

“Qytetarët e Çairit e dinë mirë se kush është Izet Mexhiti dhe vartësi i tij, Visar Ganiu. Ata e dinë se gjatë mandateve të tyre, komuna u bë sinonim i krimit, korrupsionit dhe kaosit të plotë. Ata e dinë se ai në vend që të jetojë në mesin e njerëzve për të cilët bën sikur kujdeset, jeton rehat në Butel ndërkaq Çairin e sheh vetëm si fushë për biznese privat dhe për pasurim të shpejtë. Dhe se a planifikon me ato para të tenton të jep ryshfet për zgjedhjet, gjë që gjithsesi nuk do ta shpëtojë. Mexhiti në këto zgjedhje nuk lufton për Çairin dhe banorët, por për interesin e biznesit të tij privat. Nëse do të interesohej për banorët gjatë këtyre 20 viteve, do të kishte bërë diçka”, thonë në BDI.

Në reagimin e BDI-së thuhet se nga ndërtimet pa leje dhe legalizimet e dyshimta u vodhën në mënyrë kriminele 225 milionë euro.

“Asnjë projekt i madh infrastrukturor, asnjë zgjidhje e qëndrueshme për problemet e banorëve vetëm ndërtesa, biznese dhe marrëveshje për rrjetin e tij të njerëzve. Prandaj, Mexhiti e di që nuk e ka mbështetjen e shqiptarëve dhe se i duhet me përulje ta kërkojë mbështetjen e Hristijan Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së. I ulur në prehrin e Mickoskit, shpreson se me propagandën e paguar të portaleve të OBRM-PDUKM-së do të shpëtojë nga humbja. Por Çairi nuk harron, dhe çairasit nuk do të lejojnë që me paratë e fituara nga krimi, Izeti të fshijë votën e tyre. E as me milionat e vjedhura nuk do të mund ta fshijë të vërtetën e 20 viteve të shkatërrimit të komunës nga ana e tij. Qytetarët e Çairit meritojnë të jetojnë në një komunë pa kaos, pa korrupsion dhe pa njerëz që e shohin komunën vetëm si bankomat për interesat personale. Më 19 tetor, është koha për t’i dhënë fund epokës së ndërtimeve pa leje, krimit dhe shantazheve”, thuhet në reagimin e BDI-së.