BDI fton partitë dhe mediat në takimin e nesërm, ja draft agjenda - Gazeta Express
string(64) "bdi-fton-partite-dhe-mediat-ne-takimin-e-neserm-ja-draft-agjenda"

BDI fton partitë dhe mediat në takimin e nesërm, ja draft agjenda

Gazeta Express

12/08/2020 13:47

Bashkimi Demokratik për Integrim faleminderon të gjitha partitë parlamentare shqiptare për komunikimin korekt, përgjigjën afirmative dhe sygjerimet miqësore për këtë takim shumë të rëndësishëm dhe të mirëpritur nga të gjithë shqiptarët.

Rrjedhimisht, BDI ka propozuar rendin e ditës për takimin e 13 gushtit i cili mund të plotësohet dhe ndryshohet me propozime nga të gjithë pjesëmarrësit gjatë takimit të përbashkët.

Lexo Edhe:

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet në dispozicion dhe i hapur edhe për takime vijuese gjatë javës së ardhshme ose edhe në cilën do datë të ardhshme të dakorduar bashkarisht në takimin e nesërm, e enjte, më 13 gusht 2020, me fillim në ora 12:00, në hotelin Park në Shkup.

Ftojmë edhe mediat e nderuara gjithashtu të ndjekin takimin e partive parlamentare shqiptare nesër, e enjte 13 gusht 2020, me fillim në ora 12:00 në “Four” – hotel Park, Shkup.