BDI: Azir Aliu të japë dorëheqje menjëherë për mashtrimet në Spitalin e Tetovës - Gazeta Express
string(78) "bdi-azir-aliu-te-jape-doreheqje-menjehere-per-mashtrimet-ne-spitalin-e-tetoves"

Maqedoni

Gazeta Express

15/08/2025 13:13

BDI: Azir Aliu të japë dorëheqje menjëherë për mashtrimet në Spitalin e Tetovës

Maqedoni

Gazeta Express

15/08/2025 13:13

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon me ashpërsinë më të madhe mashtrimin publik të kryer nga ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, i cili siç thuhet në reagim, ka manipuluar me vendimet për punësime në Spitalin Klinik të Tetovës, duke mashtruar 155 punonjës dhe gjithë opinionin publik.

“Dje kemi dëshmuar një absurditet skandaloz: Azir Aliu e demanton Azir Aliun! Fillimisht njoftoi për punësime, pastaj i mohoi ato, duke dëshmuar se i gjithë procesi ishte një gënjeshtër politike për të fituar pikë elektorale mbi kurrizin e qytetarëve dhe punëtorëve të shëndetësisë. Nuk mund të relativizojmë gënjeshtrën dhe mashtrimin. Duhet ta hedhim poshtë këtë teori të rrezikshme të manipulimit politik, ku një ministër hapur deklaron se çështja është kryer, madje akuzon të tjerët në atë kohë për gënjeshtarë, për të thënë sot se asgjë nuk është kryer, por ‘pas prolongimit do të kryhet’. Kjo nuk është politikë e përgjegjshme, kjo është tallje me qytetarët”, thuhet në reagim.

Ky duhej të ishte një akt i paprecedent, vijon më tej reagimi, por fatkeqësisht po bëhet i përditshëm për funkionarët shqiptarë të cilët pa legjitimitet po rrijnë në qeveri, gjë që tregon për mungesë përgjegjësie, mungesë transparence dhe përbuzje ndaj qytetarëve dhe gjithë Maqedonisë së Veriut. “Ministri Aliu ka humbur çdo kredibilitet dhe nuk mund të qëndrojë më asnjë ditë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. BDI kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Azir Aliut. Shëndetësia nuk mund të udhëhiqet nga njerëz që mashtrojnë hapur dhe luajnë me fatin e qytetarëve dhe të punonjësve shëndetësorë”.