string(70) "bdi-2-maji-themel-i-se-drejtes-sone-per-dinjitet-perfaqesim-dhe-barazi"

Maqedoni

Gazeta Express

02/05/2025 15:12

BDI: 2 Maji – Themel i së drejtës sonë për dinjitet, përfaqësim dhe barazi

Maqedoni

Gazeta Express

02/05/2025 15:12

Sot kujtojmë me përulësi dhe krenari 2 Majin – ditën që shënoi kthesën më të madhe në historinë e shqiptarëve në Maqedoni. Nga heroizmi i UÇK-së lindi Marrëveshja e Ohrit, e cila i dha shqiptarëve vendin që u takonte në institucione, në gjuhë, në arsim, në ushtri dhe polici, në çdo sferë të jetës publike.

Falë sakrificës së atyre që luftuan, ndërtuam një shtet më të drejtë, më të barabartë, dhe më demokratik.

Por sot, me shqetësim të thellë shohim përpjekje për ta relativizuar këtë rrugëtim. Vendime të njëpasnjëshme të institucioneve po zhbëjnë, një nga një, arritjet e pasluftës – arritje që u bënë me shumë mund, sakrificë dhe gjak.

Përballë këtij rikthimi të rrezikshëm, ne nuk guxojmë heshtim.

BDI është dhe do të mbetet gardiani i vlerave të 2 Majit. Sepse kjo ditë nuk është vetëm histori – është zotim. Zotim që të mos ketë më qytetarë të rendit të dytë. Zotim për barazi të plotë. Zotim që liria dhe dinjiteti të jenë të paprekshëm.

Lavdi dëshmorëve të UÇK-së!

Përgjegjësi për të gjithë ne që të mos lejojmë kurrë që arritjet e tyre të zhbëhen!