BBVK nis sonte! Ja çfarë fshihet pas edicionit më të ri – surpriza të mëdha në prag të startit të BBVK4 - Gazeta Express
string(100) "bbvk-nis-sonte-ja-cfare-fshihet-pas-edicionit-me-te-ri-surpriza-te-medha-ne-prag-te-startit-te-bbvk4"

TV/Film

Gazeta Express

17/11/2025 19:42

BBVK nis sonte! Ja çfarë fshihet pas edicionit më të ri – surpriza të mëdha në prag të startit të BBVK4

TV/Film

Gazeta Express

17/11/2025 19:42

Sonte starton Big Brother VIP Kosova 4, dhe përgatitjet për edicionin më të ri të spektaklit më të madh televiziv në vend kanë hyrë në fazën e fundit.

Ndërsa kanë mbetur vetëm pak orë nga nisja zyrtare, atmosfera në produksion është e mbushur me energji, surpriza dhe shumë punë pas skenave.

Gazetari Lorik Kajtazi, së bashku me Kron Sadikun, kanë zbuluar disa detaje ekskluzive për Klankosova.tv, duke e përshkruar këtë sezon si më të teknologjizuarin dhe më ambiciozin deri tani.

“Nuk keni parë ende asgjë,” paralajmëroi Kajtazi, duke nënëvizuar se formati i këtij viti do të sjellë risi të shumta.

Sipas tij, ekipi teknik ka instaluar rreth dyfish më shumë kamera se në sezonet e kaluara, duke garantuar një mbikëqyrje edhe më të detajuar të çdo cepi të shtëpisë më të madhe në Kosovë. Kjo do t’u mundësojë shikuesve një eksperiencë edhe më dinamike dhe reale të jetës së banorëve brenda.

Ndërsa publiku pret me padurim të zbulojë sa banorë do të hyjnë sonte, stafi i BBVK e ka mbajtur këtë informacion mirë të fshehur për të rritur surprizën e natës së madhe.

Për të mësuar më shumë rreth numrit të konkurrentëve dhe detajeve të tjera të edicionit, ndiqni videon e plotë të publikuar më poshtë. BBVK4 pritet të jetë një sezon që do të “trondisë” arenën e reality show-ve në Kosovë. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement