BBC: Vizita e Trump në Londër do të jetë larg syve të publikut - Gazeta Express
string(61) "bbc-vizita-e-trump-ne-londer-do-te-jete-larg-syve-te-publikut"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 9:33

BBC: Vizita e Trump në Londër do të jetë larg syve të publikut

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 9:33

Ka pasur protestues në Kështjellën Windsor në Londër me pankarta kundër Donald Trump ndërsa flamujt amerikanë janë varur përgjatë rrugës kryesore si shenjë mirëseardhjeje.

Por presidenti amerikan nuk do t’i shohë as kundërshtarët e as mbështetësit, sepse vizita do të zhvillohet tërësisht larg publikut, raporton BBC.

Vizitat shtetërore zakonisht shfaqen përpara turmave, si procesioni vezullues me karrocë për presidentin e Francës Emmanuel Macron që kaloi nëpër Windsor disa muaj më parë, pothuajse në distancë prekjeje nga njerëzit e rreshtuar nëpër rrugicat e ngushta.

Por për vizitën e presidentit Trump, ngjarjet do të mbahen pas mureve të Windsor-it ose në vendpushimin e kryeministrit në fshat, Chequers. E gjithë kjo do të jetë private dhe larg syve të publikut dhe çdo proteste.

Ka një operacion të madh sigurie në vend, si në të gjitha vizitat presidenciale amerikane – por kjo vizitë tashmë është izoluar plotësisht nga bota e jashtme.