BBC: Rusia financoi Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në 2017! Si u mbyll dosja e Bashës në Shqipëri - Gazeta Express
string(104) "bbc-rusia-financoi-partine-demokratike-me-500-mije-dollare-ne-2017-si-u-mbyll-dosja-e-bashes-ne-shqiperi"

Shqiperi

Gazeta Express

14/09/2022 10:32

BBC: Rusia financoi Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në 2017! Si u mbyll dosja e Bashës në Shqipëri

Shqiperi

Gazeta Express

14/09/2022 10:32

Një lajm që mund të trondisë politikën shqiptare dhe atë të vendeve të BE është publikuar në mediet prestigjoze ndërkombëtare në lidhje me financimet e Moskës ndaj partive politike.

Një funksionar i administratës amerikane, ka treguar rezultatet e hetimit të National Intelligence, shërbimeve sekrete amerikane, në të cilat rezulton se financimet e Moskës mund të jenë shtirë edhe në Shqipëri, konkretisht në Partinë Demokratike, shkruan BBC.

Referuar BBC e cila citon burime nga administrata e SHBA, Rusia kishte shpenzuar rreth 500,000 dollarë për të mbështetur Partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e vitit 2017. Raportohet se gjithashtu financoi partitë ose kandidatët në Bosnjë, Mal të Zi dhe Madagaskar.

Autoritetet ruse deri më tani nuk kanë bërë asnjë deklaratë publike mbi pretendimin e SHBA. Ndonëse nuk ka detaje në lidhje me rastin e Shqipërisë, kujtojmë se emri i Partisë Demokratike dhe shifra e përmendur prej 500 mijë dollarësh përkojnë me hetimet që janë hapur në Shqipëri më herët ndaj PD-së bazuar në deklarimet që firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ ka raportuar se ka marrë nga PD-ja.

Historia e dosjes së lobimit rus nga PD

Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezultoi e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit duke ngritur dyshime për origjinën e parave. Kjo solli nisjen e hetimeve nga prokuroria, hetime që më pas u pushuan nga gjykata.

Lulzim Basha së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, dhe Ilir Dervishin sipas prokurorisë akuzoheshin për falsifikim dhe fshehje të financimeve. Lulzim Basha akuzohej se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017. Pasi dëgjoi palët, gjykata arriti në përfundimin se nuk ka fakte që të provojnë akuzat e ngritura për falsifikim të formularëve, në lidhje me deklarimet e Partisë Demokratike në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për shpenzimet e fushatës elektorale të vitit 2017. 

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Basha në shpjegimet e tij për pagesën 500 mijë dollarëshe, fillimisht është shprehur se ajo iu dha nga shqiptaro-amerikanët, por më pas është shprehur se “Çfarë ka bërë lobuesi dhe si e ka bërë lobuesi e di ai. Janë marrëdhënie të firmës Muzin me palë të treta”.

/Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement