string(88) "bbc-qindra-anetare-te-hezbollahut-thuhet-se-jane-plagosur-nga-shperthimi-i-radiolidhjeve"

BBC: Qindra anëtarë të Hezbollahut thuhet se janë plagosur nga shpërthimi i radiolidhjeve

Lajme

Gazeta Express

17/09/2024 17:08

Qindra anëtarë të grupit të armatosur libanez Hezbollah thuhet se janë plagosur pasi radiolidhjet e dorës që përdorin për të komunikuar kanë shpërthyer, shkruan BBC.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit tha se ka pasur shpërthime në periferitë jugore të Bejrutit dhe disa zona të tjera. Televizioni Al-Manar i Hezbollahut tha gjithashtu se shumë pajier kishin shpërthyer, pa i identifikuar të lënduarit.

Lexo Edhe:

Videot dhe fotot në mediat sociale kanë shfaqur burra të plagosur të ulur ose të shtrirë në dysheme dhe të tjerët duke u dërguar me urgjencë në spitale. Pamjet e pakonfirmuara të CCTV treguan shpërthime në dyqane.

Një zyrtar i Hezbollahut i tha agjencisë së lajmeve Reuters se përbën “shkeljen më të madhe të sigurisë” që kur armiqësitë me Izraelin u përshkallëzuan 11 muaj më parë, paralelisht me luftën në Gaza./Express/