string(66) "bbc-ja-perdor-harten-ne-te-cilen-kosova-shfaqet-si-pjese-e-serbise"

Lajme

Nasuf Abdyli

05/06/2021 9:45

BBC-ja përdor hartën në të cilën Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme

Nasuf Abdyli

05/06/2021 9:45

Mbretëria e Bashkuar e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 18 shkurt 2008, vetëm një ditë pas shpalljes. Megjithatë, duket se këtë fakt e ka harruar ose aksidentalisht e ka neglizhuar transmetuesi publik i këtij vendi, BBC.

Në një storie ku shfaqet harta e Evropës dhe ku tregohet rrjedha e Lumit Danub nëpër disa shtete të saj, vërehet se Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë, shkruan Gazeta Express.

Sidoqoftë, duket se ky lëshim nuk ka qenë i qëllimshëm. Në hartat tjera që janë publikuar në uebfaqen e transmetuesit publik britanik, Kosova figuron me kufijtë e vet shtetërorë.

Kosova figuron edhe në listën e shteteve ku janë publikuar statistikat e rasteve me Covid-19, që BBC-ja e ka përditësuar vetëm një ditë më parë.

Ndryshe, në një hartë të publikuar në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian, kufiri i Kosovës me Serbinë është i shënuar me një vijë më të hollë dhe emri i Kosovës është i shkruar me fusnotë.

Harta në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian

aaaaa