BBC: Irani ka lëshuar raketa në bazat ajrore amerikane në Katar dhe Irak - Gazeta Express
string(71) "bbc-irani-ka-leshuar-raketa-ne-bazat-ajrore-amerikane-ne-katar-dhe-irak"

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 19:20

BBC: Irani ka lëshuar raketa në bazat ajrore amerikane në Katar dhe Irak

Lajme

Gazeta Express

23/06/2025 19:20

Irani ka lëshuar raketa në bazat ajrore amerikane në Katar dhe Irak në përgjigje të sulmeve në centralet e tij bërthamore të shtunën, raporton BBC.

Katari e ka pezulluar përkohësisht trafikun ajror në gjithë vendin dhe disa ambasada perëndimore i kanë këshilluar shtetasit e tyre që të strehohen në vende të sigurta, pasi Irani ka kërcënuar për hakmarrje pas sulmeve amerikane në qendrat e tij bërthamore – Fordo, Natanz dhe Isfahan.

Në Katar – vend i pasur me naftë – i cili gjendet 190 kilometra në jug të Iranit, gjendet baza më e madhe ushtarake amerikane në rajon, Al Udeid.

Më herët gjatë ditës, Ambasada amerikane në Katar i ka këshilluar amerikanët që të mos dalin nëpër ambiente publike, dhe ngjashëm kanë këshilluar edhe ambasada tjera perëndimore, përfshirë ato të Britanisë dhe Kanadasë.