Bayerni po punon për transferimin e sulmuesit të Chelseat - Gazeta Express
string(57) "bayerni-po-punon-per-transferimin-e-sulmuesit-te-chelseat"

Futboll

Gazeta Express

15/09/2021 14:05

Bayerni po punon për transferimin e sulmuesit të Chelseat

Futboll

Gazeta Express

15/09/2021 14:05

Bayern Munich është duke punuar për ta blerë sulmuesin e Chelseat Timo Werner në janar.

Gjiganti i Bundesligës kishte shprehur interesim të madh për sulmuesin gjerman edhe në verë, por nuk ia kishte dalë ta bindë atë të largohet nga Londra.

Lexo Edhe:

Sipas Football Insider, Bayerni do të përpiqet ta joshë Wernerin t’i bashkohet klubit në janar.

Bayerni është në kërkim të një qendërsulmuesi i cili mund ta mbulojë dhe t’i bëjë konkurrencë Robert Lewandowskit, i cili i mbushi 33 vjet muajin e kaluar, raporton Gazeta Express.

24-vjeçari ka kontratë afatgjate me Chelsean, por e ka humbur vendin në ekipin e [parë të trajnerit Thomas Tuchel pas ardhjes së Romelu Lukakut nga Interi.

Werneri ka luajtur vetëm nëntë minuta në tri ndeshje të Premierligës këtë sezon.