Bayern Munich i ka shënuar tjetër gol Lazios midis Olimpicos.
Gjermanët janë duke i turpëruar italianët në shtëpinë e tyre, pas 45 minutave lojë po fitojnë 0-3.
Robert Lewandowski ishte ai që shënoi për 0-1 në minutën e nëntë të ndeshjes, më pas golin e ka gjetur edhe 17-vjeçari, Jamal Musiala, që shënoi për 0-2 në minutën e 24’, derisa për 0-3 ka shënuar Leroy Sane në minutën e 42’, raporton Gazeta Express.