Bayerni një gjashqe në “kajmak” për Eintracht Franfurtin - Gazeta Express
string(54) "bayerni-nje-gjashqe-ne-kajmak-per-eintracht-franfurtin"

Futboll

Gazeta Express

05/08/2022 22:30

Bayerni një gjashqe në “kajmak” për Eintracht Franfurtin

Futboll

Gazeta Express

05/08/2022 22:30

Bayern Munchen ka fituar me rezultat 1-6 në Frankfurt sonte duke e mundur skuadrën e këtij qyteti, Eintracht Frankfurt. Kimmich (5), Pavard (11), Mane (29), Musiala (35, 83) dhe Gnabry (43) shënuan për Bayernin për t’i dhënë një fitore me goleadë kampionëve qysh në ndeshjen e parë të sezonit. Golin e vetëm për vendasit e shënoi  Kolo Muani (64)

Sezoni i ri, Bayern Munchen i vjetër.

Lexo Edhe:

Bavarezët kanë shënuar një fitore të thellë si mysafirë të Eintracht Frankfurtit, duke e mundur fituesin e Europa Ligës me rezultat të thellë 1-6.

Bayern e filloi shumë mirë këtë ndeshje ku ishte Kimmich që do të shënonte një gol të bukur në minutën e 5-të të ndeshjes.

Nga goditja e lirë, Kimmich shfrytëzoi për mrekulli këndin e lirë të Trap të Frankfurtit për të shënuar golin e parë në këtë takim.

Benjamin Pavard do të shënonte golin e dytë në këtë ndeshje, duke shfrytëzuar një tollovi në zonë. Mbrojtësi francez gjendet mirë dhe shënon për rezultat 1-0 në minutën e 11 të ndeshjes.

Frankfurt ka mundur që të ngushtoi epërsinë kur në minutën e 13 Tuta goditi shtyllën e portierit Neur.

Bayern prapë do të rrezikonte me Mane e Musiala në minutën e 15, kurse në minutën e 24-të ishte Muller që ishte shumë afër golit të tretë për bavarezët.

Frankfurt ishte pranë shënimit edhe në minutën e 27-të. Jesper Lindstrom bëri një kalim meastral në zonë por goditja e tij ishte shumë e keqe dhe përfundoi në anën e majtë të portës së Neuer.

Minuta e 29-të ishte e rezervuar për transferin e ri të Bayern Munchen, Sadio Mane.

Senegalezi u shërbye mirë nga Serge Gnabry për të shënuar golin e tij të parë në debutim për kampionët gjerman në Bundesligë.

Mane ka mundur ta shënojë edhe golin e dytë në minutën e 33-të të ndeshjes por goditja e tij u bllokua dhe ai nuk arriti ta dërgon topin në rrjetë.

Por, të rezultati 0-4 Bayerni erdhi në minutën e 35-të.

Kësaj radhe në listë të golashënuesve u regjistrua sulmuesi i ri gjermano-anglez Jamal Musiale që shënoi gol edhe ai në fillim të Bundesligës gjermane. Muller ishte asistues i tij.

Por, këtu nuk do të ndalet Bayern pasi që ata do të shënonin edhe golin e pestë në pjesën e parë.

Muller ishte përsëri kreator i këtij aksioni ku asistoi për Serge Gnabry që shënoi në minutën e 43-të të ndeshjes.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për Eintracht Frankfurt, me Bayernin që nuk dëshironte si duket të vazhdonte me më shumë gola kundër skuadrës vendasve.

Për herë të parë ata rrezikuan dhe shënuan gol në minutën e 56 me Jakic por ishte VAR ai që anuloi golin pasi që ai ishte në pozitë jashtëloje.

Por, gol do të ishte ai i minutës së 64-të kur Randal Kolo Muani ia merr një top Manuel Neuerit për të shënuar golin e parë të Frankfurt.

Minutat në vazhdim ishin të qetë, me Bayern që kontrollonte lojën. Mane ka mundur të shënojë edhe një gol në minutën e 74-të por portier perceptoi goditjen e tij.

Së Bayern tregoi së është më i mirë e tregoi edhe goli i shënuar në minutën e 83-të nga Jamal Musiala që shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje dhe të gjashtin për Bayernin.

Me këtë fitore Bayern rrëmben qysh në fillim pozitën e parë, teksa Bayern e fillon në mënyrën më të mirë të mundshëm sezonin e ri. /GazetaExpress/