Bayerni merr një barazim të madh, me dy lojtarë më pak - Gazeta Express
string(53) "bayerni-merr-nje-barazim-te-madh-me-dy-lojtare-me-pak"

Futboll

Gazeta Express

14/03/2026 17:32

Bayerni merr një barazim të madh, me dy lojtarë më pak

Futboll

Gazeta Express

14/03/2026 17:32

Bayern Munichu ka marrë një barazim të madh, në udhëtim te Bayer Leverkuseni.

Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany, ndonëse me dy lojtarë më pak, mori një barazim të vlefshëm në “Bay Arena”.

Ndeshja u mbyll 1-1, teksa Bayerni shpëtoi në minutat e fundit të ndeshjes, pasi goli i Jonas Hoffman u anulua shkaku i pozitës jashtëloje.

Serinë e golave në ndeshje e hapi mesfushori spanjoll, Aleix Garcia, në minutën e gjashtë të ndeshjes.

Bayerni fillimisht barazoi me anë të Jonathan Tah 20 minuta më vonë, por goli u anulua si pasojë e prekjes me dorë.

Në minutën e 42-të, megjithatë, Bayerni mbeti me një lojtar më pak, pasi Nicolas Jackson u ndëshkua me karton të kuq direkt.

Në pjesën e dytë, Bayerni sërish e gjeti rrjetën e golit, kësaj radhe në minutën e 61-të përmes Harry Kane, mirëpo goli përsëri u anulua shkaku i prekjes me dorë.

Megjithatë, vetëm tetë minuta më vonë, Luis Diaz shënoi më në fund golin e barazimit.

Diaz megjithatë, pati më pak 15 minuta përplot kaos.

Pas golit, ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 74-të, derisa dhjetë minuta më vonë, ai u ndëshkua me të dytin të verdhë, pas një simulimi, duke e lënë Bayernin me dy lojtarë më pak në fushë.

Me këtë barazim, Bayerni ende mbetet larg në krye të tabelës, duke prirë me 67 pikë, nëntë më shumë se Dortmundi në vendin e dytë.

Ndërkohë, Leverkuseni shkon në kuotën e 45 pikëve, në vendin e gjashtë në tabelë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement