Bayerni kalon në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë - Gazeta Express
string(54) "bayerni-kalon-ne-raundin-e-dyte-te-kupes-se-gjermanise"

Sport

Gazeta Express

26/09/2023 22:55

Bayerni kalon në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë

Sport

Gazeta Express

26/09/2023 22:55

Bayern Munichi ka kaluar në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel fitoi sonte me lehtësi ndaj skuadrës nga liga e tretë gjermane, Preussen Munster, në kuadër të fazës së 1/32 së finales, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në “Preussenstadion” përfundoi me rezultatin 0:4.

Eric Maxim Choupo-Moting (9’), Konrad Laimer (40’), Frans Kratzig (45+5’) dhe Mathys Tel (86’) shënuan për fitoren e “Bavarezëve”.

Bayerni do ta mësojë kundërshtarin e ardhshëm pas tërheqjes së shortit, që do të bëhet të dielën.

/Gazeta Express/