Bayerni ka filluar të lodhet nga Lewandowski - Gazeta Express
string(44) "bayerni-ka-filluar-te-lodhet-nga-lewandowski"

Futboll

Gazeta Express

23/06/2022 22:39

Bayerni ka filluar të lodhet nga Lewandowski

Futboll

Gazeta Express

23/06/2022 22:39

Qëndrimet e tij nuk janë duke u pritur mirë në skuadër

Seriali i Robert Lewandowskit ka marrë një tjetër kthesë, pasi që tashmë dihet se lojtari dëshiron të largohet nga Bayern Munich për të shkuar në Barcelonë e që teksa kjo gjë është e zakonshme për katalunasit, ne tani e dimë që shokët e skuadrës së tij të Bayern Munich janë të palumtur.

Lexo Edhe:

Në zhveshtoren e klubit bavarez, Lewandowski kishte protestuar publikisht dhe dëshira e tij që të largohet nuk është pritur mirë.

Sipas The Athletic, të cilët nuk tregojnë për burimin e tyre por thotë që është një burim me autoritet brenda skuadrës, qëndrimet e tij nuk po priten mirë.

Lojtarët besojnë së deklaratat e shumta publike nuk e ndihmojnë askënd dhe këto gjëra duhet zgjidhur brenda dyerve të mbyllura.

Ata po ashtu dëshirojnë që problemi të zgjidhet sa më shpejt që është e mundur, para rikthimit në stërvitje për ndeshjet parasezonale më 12 korrik.

Zëri i fundit i Bayern Munich që ka folur publikisht për këtë çështje është Oliver Kahn, menaxheri gjeneral i klubit, i cili tha së Lewandowski pritet të kthehet në stërvitje për ndeshjet parasezonale pas tri javëve pushim. /GazetaExpress/