Bayerni ia rezervon Sanes numrin 10 - Gazeta Express
string(35) "bayerni-ia-rezervon-sanes-numrin-10"

Gazeta Express

21/05/2020 16:00

Bayerni ia rezervon Sanes numrin 10

Gazeta Express

21/05/2020 16:00

Ylli i Manchester Cityt do ta marrë numrin që momentalisht i takon Philippe Coutinhos pasi të transferohet tek gjiganti bavarez

Bayern Munichu ia ka rezervuar Leroy Sanes numrin 10 në fanellë për sezonin e ardhshëm.

Lexo Edhe:

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Mirror”, përcjell “Gazeta Express”.

Ylli i Manchester Cityt pritej t’i bashkohej gjigantit bavarez vitin e kaluar, por një lëndim i rëndë i tij bëri që të dështonte gjithçka.

Por, kampioni aktual gjerman pritet ta transferojë futbollistin ofanziv gjatë verës që vjen.

Aktualisht, numrin 10 tek Bayerni e mban Philippe Coutinho.

Mirëpo, ylli brazilian pritet të largohet nga “Allianz Arena” dhe numrin e tij do ta marrë pikërisht Sane. /Gazeta Express/