Bayerni i fortë për Leverkusenin, Schalke bie nga Bundesliga pas 30 viteve - Gazeta Express
string(51) "bayerni-i-forte-per-leverkusenin-titulli-shume-afer"

Bayerni i fortë për Leverkusenin, Schalke bie nga Bundesliga pas 30 viteve

Sport

Gazeta Express

20/04/2021 22:26

Bayern Munich e ka mposhtur 2-0 Bayer Leverkusenin në “Allianz Arena”.

Tani 10 pikë më shumë se RB Leipzig, Bayern Munich cdo ditë e më shumë po shkëputet nga përcjellësi më i afërt dhe po shkon drejt titullit të radhës në Bundesligë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në xhiron e 30, Bayerni e ka mposhtur 2-0 Leverkusenin duke iu afruar edhe më shumë titullit.

Në minutën e shtatë, sulmuesi Maxim Choupo-Moting realizoi për 1-0, derisa golin e dytë e shënoi Kimmich.

Bayerni tani ka 71 pikë, Leipzig i dyti me 61.

Bundesliga sonte humbi një skuadër të madhe për sezonin 2021/21.

Schalke u mposhte 1-0 nga Arminia Bielefeld dhe edhe zyrtarisht, bie në Bundesliga 2. /Gazeta Express/