Bayerni i 'afrohet' shënjestrës së Barcelonës - Gazeta Express
string(43) "bayerni-i-afrohet-shenjestres-se-barcelones"

Sport

Gazeta Express

04/07/2025 19:00

Bayerni i ‘afrohet’ shënjestrës së Barcelonës

Sport

Gazeta Express

04/07/2025 19:00

Barcelona po rishikon planet e saj për afatin kalimtar të verës pas vendimit të Nico Ëilliams për të qëndruar te Athletic Club. Ky refuzim ka krijuar një efekt zinxhir, që, sipas mediave, ka arritur deri në Gjermani.

Meqë Ëilliams nuk është më pjesë e planeve të tyre, katalanasit pritet të përqendrohen tashmë në dy alternativa të tjera. Megjithatë, Barcelona nuk ishte i vetmi klub që u refuzua nga Ëilliams — Bayern Munich kishte ofruar më shumë para se sa katalanasit dhe Athletic.
Sipas gazetarit Christian Falk, përmes Bayern Insider, gjigantët bavarezë do të mblidhen për të diskutuar nëse klauzola e re e lirimit e Ëilliams është jashtë mundësive të tyre — megjithatë, pas gjithë kësaj “telenovele”, do të ishte surprizë e madhe nëse lojtari ndryshon mendje.

Falk ka raportuar gjithashtu se Luis Diaz dhe Bayern Munich kanë zhvilluar bisedime konkrete për një transferim. Liverpool më parë kishte vendosur çmimin e tij në 80-85 milionë euro, dhe drejtori sportiv i Bayern, Max Eberl, ka diskutuar edhe shifrat me përfaqësuesit e lojtarit.

Diaz është rikthyer gjithashtu si prioriteti kryesor i Barcelonës, ashtu si në fillim të verës. Megjithatë, situata e tij tani mbetet e pasigurt pas vdekjes tragjike të bashkëlojtarit të tij, Diogo Jota. Është e kuptueshme që si Diaz ashtu edhe Liverpool do të marrin kohën e duhur përpara se të flasin për të ardhmen.

Problemi për Barcelonën qëndron te fakti se alternativa e Bayern për Diaz është sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford. Reprezentuesi anglez i ka komunikuar klubit se dëshiron të largohet dhe do të përfitojë pushime të zgjatura për të zgjidhur të ardhmen e tij.

Sipas Falk, Rashford përputhet me profilin që kërkon Bayern Munich. Më parë ishte konsideruar tepër i shtrenjtë, por tani klubi gjerman e sheh si një mundësi reale në treg.
Manchester United do të preferonte të arkëtonte sa më shumë nga çmimi prej 45 milionë euro për 27-vjeçarin, dhe nëse Bayern shfaq interes të konkretë, marrëveshja mund të realizohet.

Në anën tjetër, Barcelona ka më shumë gjasa të kërkojë huazim me të drejtë blerjeje, por kjo do të varet nga vendosmëria e Rashford për t’u transferuar në Katalonjë. United do ta pranonte një skenar të tillë vetëm si zgjidhje të fundit./GazetaExpress/