Bayerni fiton ndaj Wolfsburgut, "përqafon" titullin - Gazeta Express
string(48) "bayerni-fiton-ndaj-wolfsburgut-perqafon-titullin"

Futboll

Gazeta Express

17/04/2021 19:20

Bayerni fiton ndaj Wolfsburgut, “përqafon” titullin

Futboll

Gazeta Express

17/04/2021 19:20

Bayern Munchen e shfrytëzoi më së miri ndalesën e Leipzigut një ditë më parë përballë Hoffenheimit, duke e çuar në 7 pikë diferencën me ndjekësit më të afërt.

Bavarezët fituan 2-3 në fushën e Wolfsburgut, duke e siguruar praktikisht suksesin që në pjesën e parë.

Lexo Edhe:

Talenti Musiala zhbllokoi takimin që në minutën e 15-të, ndërsa në të 24-tën thelloi epërsinë Choupo-Moting.

Weghorst ktheu përkohësisht në lojë “ujqit” në minutën e 35-të para se Musiala të siglonte të dytin personal në këtë sfidë.

Në fillim të pjesës së dytë Philipp rihapi sërish ndeshjen me golin e 2-3, por asgjë nuk ndryshoi deri në pjesën e mbetur të lojës, me skuadrën e Hansi Flick që hedh një tjetër hap të sigurt drejt konfirmimit si kampione e Bundesligës.