Bayern Munich ka shënuar fitoren e radhës në Bundesligë.
Bavarezët triumfuan lehtësisht 3:0 në shtëpi ndaj Union Berlin, në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit gjerman.
Harry Kane kaloi vendasit në epërsi me një gol nga penalltia në minutën e 15-të të ndeshjes.
Kingsley Coman e dyfishoi epërsinë në minutën e 43-të pas asistit nga Kane.
E sulmuesi anglez e vulosi fatin e këtij takimi me një gol tjetër në minutën e 51-të.
Me këtë fitore, Bayern Munich tani shkon në kuotën e 23 pikëve në vendin e parë, tri më shumë se Leipzig që luan pas pak me Dortmundin.
Në anën tjetër, Union Berlin mbetet i gjashti me 15 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/