Bayern Munich e ka nisur për mrekulli sezonin e ri në Bundesligë, duke shënuar tri fitore në po aq ndeshje.
Fitorja e tretë erdhi me një rezultat të thellë 1-6 në udhëtim tek Kieli, shkruan Gazeta Express.
Bavarezët e nisën në mënyrë të shkëlqyer ndeshjen duke shënuar në minutën e parë me anë të Musialas.
Gjashtë minuta më vonë epërsinë e dyfishoi Kane, kurse goli i tretë u shënua nga Remberg në portën kur kaluan 13 minuta.
Bayerni nuk u ndal dhe dy minuta para fundit të pjesës së parë shënoi edhe golin e katërt, të cilën e shënoi Harry Kane, i dyti personal për anglezin.
Pas 65 minutave erdhi goli i pestë i mysafirëve me realizator Olisen.
Tetë minuta para fundit, Hostein Kiel shënoi golin e nderit me lojtarin Armin Gigovic.
Teksa për rezultatin final 6-1 u përkujdes Harry Kane, që arriti të përmbyll ndeshjen me një Hattrick.
Të drejtuarit e Vincent Kompanys kanë nëntë pikë në Bundesligë dhe janë liderë kurse Kiel janë të fundit pa pikë./Gazeta Express
Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK) është një gjendje e rëndë që prek rrugët e frymëmarrjes. SI SHKAKTOHET? Faktori kryesor...