“Bayerni është i kënaqur me Perisicin” - Gazeta Express
string(36) "bayerni-eshte-i-kenaqur-me-perisicin"

Gazeta Express

28/05/2020 22:42

“Bayerni është i kënaqur me Perisicin”

Gazeta Express

28/05/2020 22:42

Ivan Perisic do të jetë lojtar i Bayern Munich edhe sezonin e ardhshëm.

I transferuar në Bavari me kërkesë të ish-trajnerit të kampionëve të Gjermanisë, Niko Kovac, futbollisti që është në pronësi të Interit, brenda disa javësh do të zgjidhë të ardhmen.

Lexo Edhe:

Tani Ivica Olicit, ish-futbollistit kroat dhe i Bayern Munich, ka konfirmuar se Perisic do të vazhdojë të qëndrojë në “Allianz Arena”.

“Perisic pati një dëmtim shumë të rëndë, kur ishte në formë të shkëlqyer te Bayerni, problem që e mbajti jashtë për tre muaj. Por tani ai është rikthyer me grupin. Luajti 70 minuta, pastaj 30, është e qartë që për t’u rikthyer në formën më të mirë do të duhet pak kohë, por më e rëndësishme është që ai i ka kapërcyer të gjitha dhimbjet është plotësisht i shëndetshëm”, u shpreh Olic.

“Ai është i huazuar nga Bayerni, por unë e di se klubi është i kënaqur me performancën e tij. Sigurisht, pas kësaj pandemie, fuqia blerëse nuk do të jetë si më parë. 20 milionë euro janë shumë, por ata do të ulen në tryezë dhe do të gjejnë një marrëveshje në 2-3 javët e ardhshme”.

Perisic ka bërë 25 paraqitje për Bayernin këtë edicion, ka shënuar 5 gola. /Gazeta Express/