Bayerni e turpëron 8-2 Barcelonën dhe kualifikohet n’gjysmëfinale - Gazeta Express
string(64) "bayerni-e-turperon-8-2-barcelonen-dhe-kualifikohet-ngjysmefinale"

Bayerni e turpëron 8-2 Barcelonën dhe kualifikohet n’gjysmëfinale

Gazeta Express

14/08/2020 22:51

Spektakël në Lisbonë. Bayern Munich ka arritur ta mposhtë 8-2 Barcelonën për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Bayern Munich është gjysmëfinalisti i tretë në Champions League.

Lexo Edhe:

Skuadra e Hansi Flick i ka dhënë shkollë futbolli Barcelonës, duke ia lëkundur edhe themelet pasi e ka mposhtur me rezultat të thellë 8-2, raporton Gazeta Express.

Pas 45 minutave lojë, u kuptua që në këtë ndeshje do të ketë shumë gola, pasi Bayerni i shënoi 4 herë Barcelonës së Lionel Messit.

Ndeshja nisi me gol që në minutën e 4′, Thomas Muller shënoi për 1-0.

Pas tre minutave, gabimisht David Alaba e dërgoi topin në portën e tij për të shënuar për 1-1.

Por, Bayerni më pas tregoi për disa minuta paraqitje mbresëlënëse duke shënuar tre gola të shpejtë për 9 minuta.

Ivan Perisic në minutën e 22’ riktheu epërsinë e Bayernit, derisa më pas për 3-1 shënoi Serge Gnabry në minutën e 28’, kurse për 4-1 sërish realizoi Thomas Mueller në minutën e 31’, duke shokuar Barcelonën.

Me të filluar pjesa e dytë shënoi Luis Suarez, në minutën e 57’, duke i dhënë shpresa Barçës.

Por, Bayerni tregoi edhe njëherë se janë në super formë, pasi shënuan edhe 4 herë deri në fund të takimit, duke krijuar raste të shumta tjera shënimi.

Joshua Kimmich, Robert Lewandowski dhe dy gola i inkuadruari në pjesën e dytë, Philippe Coutinho, e mbyllën këtë natë të tmerrshme me Barcelonën me rezultat 8-2 duke u kualifikuar në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, Bayerni do të ketë punë me fituesin e ndeshjes Manchester City vs Lyon. /Gazeta Express/