Bayerni e regjistron barazimin e tretë radhazi në Bundesligë - Gazeta Express
string(60) "bayerni-e-regjistron-barazimin-e-trete-radhazi-ne-bundeslige"

Bayerni e regjistron barazimin e tretë radhazi në Bundesligë

Futboll

Gazeta Express

28/01/2023 20:23

Bayern Munich e ka regjistruar edhe barazimin e tretë radhazi në Bundesligë.

Bavarezët nuk arritën më shumë se 1:1 në duelin ndaj Eintracht Frankfurtit në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit gjerman.

Lexo Edhe:

Leroy Sane kaloi vendasit në epërsi në minutën e 34-të të ndeshjes pas asistimit të Thomas Muller, shkruan Gazeta Express.

Rezultati u barazua në minutën e 69-të kur Kolo Muani shënoi pas asistimit të Kamadas.

Me këtë barazim tani Bayern Munich shkon në kuotën e 37 pikëve, vetëm një më shumë se Union Berlini që gjendet në pozitën e dytë.

Në anën tjetër, Eintracht Frankfurti mbetet i pesti në renditjen tabelare me 32 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/