Fitorja e Bayern Munichut në fushën e Real Madridit nuk është vetëm një sukses i rëndësishëm në funksion të kualifikimit, por e merr edhe një vlerë historike duke i parë shifrat dhe precedentët mes dy skuadrave.
Bavarezët rikthehen t’i mposhtin “Los Blancos” në një kompeticion zyrtar pas plot 14 vitesh, duke e ndërprerë një seri negative që i shihte pa fitore ndaj Realit në Champions League që nga viti 2012.
Një “mallkim” i vërtetë i thyer nga skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany, e cila i jep fund një serie prej nëntë ndeshjesh pa fitore ndaj spanjollëve (shtatë humbje dhe dy barazime).
Por të dhënat më domethënëse lidhen me peshën e kësaj fitoreje.
Në historinë evropiane, Bayern e ka kaluar turnin në 30 nga 31 raste kur ka fituar ndeshjen e parë në udhëtim — një statistikë mbresëlënëse që e tregon aftësinë e gjermanëve për ta menaxhuar avantazhin.
I vetmja përjashtim daton në sezonin 2010/11 kundër Interit.
Nga ana tjetër, Real Madridi përballet me një mision shumë të vështirë: vetëm një herë në shtatë tentativa ka arritur ta përmbysë një humbje në shtëpi në ndeshjen e parë, një precedent që daton që nga Kupa e Kupave 1970-71 kundër Wacker Innsbruck.
Shifra që tregojnë një histori të qartë: Bayerni e ka vendosur një avantazh serioz për kualifikimin.
Megjithatë, kur bëhet fjalë për Real Madridin në Evropë, statistikat shpesh vlejnë deri në një pikë të caktuar. /Gazeta Express