Bayerni e jep dritën jeshile, Coman do ta transferohet në Al Nassr - Gazeta Express
string(65) "bayerni-e-jep-driten-jeshile-coman-do-ta-transferohet-ne-al-nassr"

Futboll

Gazeta Express

11/08/2025 13:15

Bayerni e jep dritën jeshile, Coman do ta transferohet në Al Nassr

Futboll

Gazeta Express

11/08/2025 13:15

Bayern Munichu ka arritur marrëveshje me Al Nassr për Kingsley Coman.

Sulmuesi i krahut do të përfundojë në ekipin ku luan Cristiano Ronaldo dhe klubi nga Arabia Saudite do t’i paguajë për të 30 milionë euro, njofton gazetari sportiv italian dhe njëherësh eksperti i transfereve, Fabrizio Romano, përcjell “Gazeta Express”.

Për futbollistin, klubi nga Saudi Pro League e ka bërë gati një kontratë trevjeçare.

Ish-futbollisti i Juventusit do të jetë “goditja” e tretë e kësaj vere nga Evropa që do të bëhet pjesë e Al Nassr pas Joao Felixit të Chelseat dhe Inigo Martinezit të Barcelonës.

Futbollisti francez do t’i kryejë vizitat mjekësore dhe më pas gjatë javës do ta nënshkruajë kontratën me klubin saudit.

29 vjeçari kështu e mbyll aventurën në Bavari pas plot 10 vjetësh, me ç’rast i zhvilloi 339 ndeshje dhe i realizoi 72 gola.

Ai në këtë periudhë e ka fituar Ligën e Kampionëve, Bundesligën (nëntë herë), Superkupën e Evropës, Superkupën e Gjermanisë (gjashtë herë), DFB Pokal (tri herë) dhe Botërorin e Klubeve. /Gazeta Express