Bayerni e gjobit Boatengun për thyerjen e rregullave të qeverisë, pas aksidentit me makinë - Gazeta Express
string(89) "bayerni-e-gjobit-boatengun-per-thyerjen-e-rregullave-te-qeverise-pas-aksidentit-me-makine"

Gazeta Express

02/04/2020 14:13

Bayerni e gjobit Boatengun për thyerjen e rregullave të qeverisë, pas aksidentit me makinë

Gazeta Express

02/04/2020 14:13

Bayern Munich e ka gjobitur Jerome Boatengun, pasi mbrojtësi gjerman i kishte thyer rregullat e qeverise vendase për mbyllje dhe ishte larguar nga qyteti pa lejen e klubit, për ta vizituar të birin e sëmurë.

Boatengu u largua nga Bavaria, shteti gjerman i cili është i mbyllur për shkak të pandemisë koronavirus, pa lejen e klubit për ta parë djalin e vet të sëmurë dhe pësoi aksident me makinë rrugës për në shtëpi, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ish-mbrojtësin e Manchester Cityt e zuri stuhia dhe si pasojë ai rrëshqiti nga rruga me makinën e tij Mercedes, e cila ishte e pajisur me goma të verës, por shpëtoi pa lëndime.

Bayerni njoftoi përmes një komunikate për media se Boateng është dënuar me gjobë për sjelljen e tij dhe paratë e gjobës do të shkojnë për spitalet lokale.

Boateng e ka pranuar se kishte gabuar që nuk e kishte informuar klubin dhe kështu e sheh të arsyeshme gjobën ndaj tij. /Gazeta Express/