Bayerni e eliminon Arsenalin, kualifikohet në gjysmëfinale - Gazeta Express
string(57) "bayerni-e-eliminon-arsenalin-kualifikohet-ne-gjysmefinale"

Bayerni e eliminon Arsenalin, kualifikohet në gjysmëfinale

Futboll

Gazeta Express

17/04/2024 22:54

Bayern Munich është gjysmëfinalisti i radhës në Ligën e Kampionëve.

Bavarezët triumfuan minimalisht 1:0 në ndeshjen e kthimit ndaj Arsenalit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e parë në Londër u mbyll baraz 2:2, teksa një gol mjaftoi për të përcaktuar gjysmëfinalistin në përballjen e dytë.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 63-të kur shënoi Joshua Kimmich bukur me kokë, pas harkimit nga Guerreiro.

Deri në fund, Arsenali tentoi të shënonte golin e barazimit, por nuk arriti dot.

Në gjysmëfinale, Bayerni do të përballet me fituesin e duelit tjetër mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.