Pas festimeve të rezervuara dhe ndërveprimeve të matur me tifozët nga sulmuesi i Galatasarayt, Victor Osimhen, pas fitores ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve, spekulimet për një kalim te “Zonja e Vjetër” duket se janë të pakta.
Sipas mediumit “Footmercato”, destinacioni i ardhshëm i sulmuesit nigerian pritet të jetë Gjermania.
Bayern Munich po e konsideron Osimhen si kandidatin kryesor për të zëvendësuar Harry Kane, në rast se sulmuesi anglez rinovon kontratën, por në një moshë ku do të nevojitej një pasues.
Rroga e lartë e Osimhenit, raportohet se mbi 20 milionë euro neto në vit, si dhe vlera e tij e madhe e transferimit, e bëjnë atë objektiv vetëm për disa klube elitare, me Bayernin ndër ato pak që mund të përballojnë kërkesat e tilla.
Ndërsa PSG dhe disa klube të Premierligës janë gjithashtu të interesuara, ofertat nga skuadrat e Saudi Pro League duket se nuk e tërheqin sulmuesin.
Osimheni u bë i njohur në futbollin evropian te Lille, nga ku u transferua te Napoli, me të cilin e fitoi Serie A./GazetaExpress/