Bayerni dhe Liverpooli arrijnë marrëveshje për Manen - Gazeta Express
string(52) "bayerni-dhe-liverpooli-arrijne-marreveshje-per-manen"

Futboll

Gazeta Express

17/06/2022 16:14

Bayerni dhe Liverpooli arrijnë marrëveshje për Manen

Futboll

Gazeta Express

17/06/2022 16:14

Liverpooli ka vendosur ta pranojë ofertën e Bayern Munichut për Sadio Manen.

Sulmuesi senegalez kërkoi largimin nga klubi menjëherë pas finales së Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë, tani raportohet se një marrëveshje është arritur mes dy klubeve.

32 milionë euro janë të garantuara që do t’i marrë Liverpooli, kurse do t’i përfitojë edhe 9 milionë tjera në bazë të paraqitjeve dhe arritjeve individuale dhe ekipore.

Marrëveshja e plotë u arrit sot në mbledhjen e fundit në Angli, teksa kontrata është duke u përpiluar.

Ndërkohë së shpejti pritet që senegalezi t’u nënshtrohet edhe testeve mjekësore. /Gazeta Express/