Bayerni bënë me dije se sa gjatë do të mungojë Musiala - Gazeta Express
string(54) "bayerni-bene-me-dije-se-sa-gjate-do-te-mungoje-musiala"

Sport

Gazeta Express

06/07/2025 17:40

Bayerni bënë me dije se sa gjatë do të mungojë Musiala

Sport

Gazeta Express

06/07/2025 17:40

Bayern Munich ka bërë të ditur se Jamal Musiala do të përballet me një periudhë të gjatë rikuperimi pas frakturës në këmbë që pësoi gjatë përplasjes me portierin e Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma, në ndeshjen e Kupës së Botës për Klube.

Në një deklaratë të publikuar të dielën, Bayern konfirmoi se Musiala u kthye nga Florida në Mynih atë mëngjes për t’iu nënshtruar operacionit pas dëmtimit të pësuar në çerekfinalen ndaj PSG-së.

Sipas mjekëve, Musiala ka thyer fibulën (një nga kockat e këmbës së poshtme) dhe gjithashtu ka një zhvendosje dhe thyerje të kyçit të këmbës.

Anëtari i bordit të Bayernit për çështjet sportive, Max Eberl, deklaroi:

“Ky dëmtim i rëndë dhe mungesa afatgjatë janë një tronditje e madhe për Jamalin dhe për ne të gjithë.
Kjo godet FC Bayern. Të gjithë e dinë sa i rëndësishëm është Jamal për lojën tonë dhe rolin qendror që ka në skuadër. Përveç aspektit sportiv, kjo ka edhe një ndikim të madh njerëzor. Jamal sapo ishte kthyer nga një tjetër dëmtim dhe tani do të mungojë sërish për një kohë të gjatë. Ai do të ketë gjithë mbështetjen tonë, do të jemi pranë tij dhe mezi presim ta shohim sërish në fushë.”

Portieri Manuel Neuer ishte veçanërisht kritik ndaj Donnarummas për këtë incident:

“Është një situatë ku nuk ke pse të futesh ashtu – është e pakujdesshme. Ai pranon rrezikun për të dëmtuar kundërshtarin. I thashë: ‘Nuk do të shkosh të shohësh si është lojtari ynë?’ – Është çështje respekti. Ai shkoi më vonë, por fair play është gjithmonë e rëndësishme. Unë do të kisha reaguar ndryshe.”

Trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, u shpreh emocional:

“Rrallëherë jam ndier kaq i zemëruar për një ngjarje në fushë. Dikush si Jamal jeton për këtë lojë. Ai sapo ishte kthyer nga një dëmtim, dhe pastaj ndodh kjo. Dhe ndihesh i pafuqishëm.”

Pas ndeshjes, Donnarumma reagoi në Instagram: “Të gjitha lutjet dhe urimet e mia janë me ty, Jamal.”

Ndërkohë, trajneri i PSG-së, Luis Enrique, tha: “Musiala ishte shumë i pafat që Gigi i ra sipër… I uroj më të mirat. Nuk kishte asnjë qëllim të keq”./GazetaExpress/