Bayerni arrin marrëveshje me Liverpoolin për Luis Diaz - Gazeta Express
string(54) "bayerni-arrin-marreveshje-me-liverpoolin-per-luis-diaz"

Futboll

Gazeta Express

27/07/2025 17:36

Bayerni arrin marrëveshje me Liverpoolin për Luis Diaz

Futboll

Gazeta Express

27/07/2025 17:36

Bayern Munich ka arritur marrëveshje të plotë me Liverpool për transferimin e sulmuesit kolumbian Luis Diaz.

Sipas Fabrizio Romano, pakoja totale e transferimit kap shifrën e 75 milionë eurove, përfshirë edhe bonuset që tashmë janë dakorduar në detaje mes dy klubeve.

Diaz pritet të nënshkruajë kontratë me gjigantin gjerman deri në vitin 2029 dhe është autorizuar të udhëtojë javën e ardhshme për vizitat mjekësore në Munih.

“Lucho” lë Premier Leaguen pas një periudhe të suksesshme te Liverpool, ku u bë një nga lojtarët më të rrezikshëm në krahun e majtë.

Bayern synon ta përforcojë ofensivën me një profil eksploziv, që i mungoi sezonin e kaluar.