Janë publikuar formacionet zyrtare në mes të Bayern Munchen dhe Sevillës
Kjo është ndeshja e parë e organizuar nga UEFA ku do të kthehen publiku në fushat e gjelbëra.
Bayern Munchen-Sevilla do të jetë ndeshja për superkupën e Europës, një ndeshje që pritet me shumë entuziazëm sonte.
Kjo edhe për shkak se për herë të parë UEFA ka lejuar në një garë të saj që të jenë edhe tifozët në fushë, gjë që nuk kishte ndodhur në ndeshjet e tjera, as në finale të Ligës së Kampionëve përkatësisht Europa Ligë.
Hans Dieter-Flick ka hedhur në fushë një formacion të frikshëm me treshen e njohur sulmuese Sane, Gnabry dhe Leëandoëski, pa harruar këtu edhe Muller që do të jetë sonte në rolin e një sulmuesi të dytë.
Sevilla në anën tjetër ka hedhur po ashtu një treshe sulmuese të frikshme si; Ocampos, Luuk de Jong dhe Suso. /GazetaExpress/
Formacionet zyrtare:
Bayern Munchen
Sevilla