Bayern nuk dorëzohet për Luis Diaz – Fofana në listë si alternativë - Gazeta Express
string(65) "bayern-nuk-dorezohet-per-luis-diaz-fofana-ne-liste-si-alternative"

Futboll

Gazeta Express

20/07/2025 12:45

Bayern nuk dorëzohet për Luis Diaz – Fofana në listë si alternativë

Futboll

Gazeta Express

20/07/2025 12:45

Bayern Munich po përgatit një tjetër ofertë për të bindur Liverpool që të shesë Luis Diaz, i cili mbetet objektivi kryesor i kampionëve gjermanë këtë merkato.

Lajmin e konfirmon Fabrizio Romano, duke theksuar se Bayerni është i vendosur të gjejë një marrëveshje me klubin anglez.

Kolumbiani është prej kohësh në radarin e bavarezëve, por negociatat nuk kanë qenë të lehta pasi Liverpool nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga një nga lojtarët më vendimtarë të sulmit.

Megjithatë, sipas Romanos, Bayern nuk po e lë rastësinë të vendosë. Nëse “The Reds” nuk pranojnë ta shesin Diaz-in, bavarezët kanë gati një plan B: Malick Fofana është shtuar në listën e emrave të mundshëm për të forcuar krahët e sulmit.

Bayern ka nisur tashmë kontaktet për të mësuar kushtet e marrëveshjes për Fofana dhe po përgatitet të lëvizë shpejt nëse pista Diaz dështon.

Gjigantët gjermanë duan të përforcojnë repartin ofensiv për të plotësuar kërkesat e trajnerit Vincent Kompany, dhe pritet që ditët në vijim të jenë vendimtare për të parë nëse do të zhbllokohet operacioni për Diaz, apo do të kalohet te alternativa Fofana.