Gjiganti gjerman Bayern Munich ka zhvendosur fokusin drejt një anësori të Premier League, pasi është refuzuar përfundimisht nga talenti spanjoll Nico Williams.
Bayern Munich kishte në shënjestër 22-vjeçarin e Athletic Bilbao-s, por pas disa ofertave, Williams i ka refuzuar ata për herë të fundit.
Pas largimit të Leroy Sané drejt Galatasarayt, Bayern ka mbetur vetëm me dy anësorë natyralë në skuadër: Serge Gnabry dhe Kingsley Coman.
Sipas Sky Germany, Bayerni tashmë ka drejtuar vëmendjen kah Cody Gakpo, anësor i Liverpoolit, për të forcuar repartin ofensiv. Gakpo i bashkohet listës së objektivave të Bayernit, ku tashmë raportohen edhe emrat si Kaoru Mitoma (Brighton), Bradley Barcola (PSG) dhe Rafael Leao (Milan).
Nuk është hera e parë që Bayern e ka shfaqur interesimin për Gakpo, pasi sipas raportimeve, klubi bavarez e kishte në listë që në vitin 2021.