Bayern me një këmbë në çerekfinale, pas fitores ndaj Chelseat - Gazeta Express
string(75) "bayern-munich-me-nje-kembe-ne-cerekfinale-pas-fitores-bindese-ndaj-chelseat"

Gazeta Express

25/02/2020 22:53

Bayern me një këmbë në çerekfinale, pas fitores ndaj Chelseat

Gazeta Express

25/02/2020 22:53

Bayern Munich është me një këmbë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi e mundi bindshëm 3:0 Chelsean në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të martën në Londër.

Serge Gnabry me dy gola dhe Robert Lewandowski me një gol e dy asiste shkëlqyen duke e mposhtur të vetëm skuadrën e Frank Lampard në Stamford Bridge, raporton Gazeta Express.

Chelsea do ta ketë një mal për ta kapërcyer, kur ta vizitojë Bayernin në Gjermani për ndeshjen e kthimit më 18 mars, në përpjekje për ta arritur çerekfinalen.

Vizitorët nga Gjermania e nisen takimin furishëm duke treguar për çfarë kishin ardhur, por nuk ia dolën të shënon në pjesën e parë, me gjithë rastet e shumta.

Gnabry e theu mbrojtjen e të kaltërve në fillim të pjesës së dytë, duke i shënuar dy gola brenda tre minutave. Ai u asistua nga sulmuesi polak Lewandowski në të dy golat.

Lewandowski shënoi vetë për 3:0 një çerek lojë para fundit, duke e regjistruar golin e parë në fazën e eliminimit direkt pas plot dy vjetëve. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement