Bayern Munich do të stërvitet në grupe të vogla nga sot, pasi klubi konfirmoi se ekipi i parë i Hansi Flick do t’i ndjekë udhëzimet e qeverisë gjermane për masat parandaluese ndaj koronavirusit.
Më 13 mars Bundesliga u pezullua deri më 2 prill fillimisht, por pas një takimi të klubeve më 31 mars, kjo masë u zgjat të paktën deri më 30 prill, transmeton Gazeta Express.
Në një komunikatë në uebsajtin e klubit, Bayerni u bëri thirrje përkrahësve të vet të qëndrojnë larg qendrës stërvitore të klubit kur lojtarët të rikthehen në punë.
“Ekipi i parë i FC Bayern Munich do të rikthehet në stërvitje në Sabener Strasse në grupe të vogla nga e hëna, 6 prill”, thuhet në njoftimin e Bayernit.
“Kjo do të bëhet në përputhje me politikën e qeverisë dhe autoriteteve përkatëse”. /Gazeta Express/
Training update: Bayern to train in small groups from Monday.
— FC Bayern English (@FCBayernEN) April 5, 2020
ℹ️ https://t.co/bfk2ZjxbdK