Bayern Munchen synon rinovimin me dy veteranë - Gazeta Express
string(45) "bayern-munchen-synon-rinovimin-me-dy-veterane"

Bayern Munchen synon rinovimin me dy veteranë

Futboll

Gazeta Express

06/12/2022 12:19

Bayern Munchen është duke shikuar për rinovimin e dy futbollistëve të tyre

Sipas raporteve të sotme në Gjermani, Bayern Munchen është duke shikuar zgjatjen e kontratave për dy veteranët e tyre në skuadër, Eric Maxim Choupo-Moting dhe Manuel Neuer.

Lexo Edhe:

CEO i Bayernit, Oliver Kahn e ka shprehur edhe publikisht dëshirën që ta zgjasë kontratën e tij me Choupo-Moting , pavarësisht se për të kanë interes disa skuadra europiane.

Duket se kamerunasi do të qendrojë tek skuadra bavareze me një pagë shumë më të rritur.

Edhe pse kontrata e Manuel Neuer skadon më 2024, skuadra gjermane nuk ka rrezik për ta humbur atë pasi që portieri gjerman konsiderohet njëri prej më të mirëve që ata kanë në portë për momentin. /GazetaExpress/