string(87) "bayern-kerkon-ti-thelloje-fitoret-ne-allianz-arena-kunder-manchester-united-formacionet"

Futboll

Gazeta Express

20/09/2023 19:57

Bayern kërkon t’i thellojë fitoret në Allianz Arena kundër Manchester United, formacionet

Futboll

Gazeta Express

20/09/2023 19:57

Ndeshja kryesore e së mërkurës në Ligën e Kampionëve është ajo në mes dy skuadrave të famshme të kësaj gare, gjashtë herë fituesit të kësaj lige, Bayern Munchen që pret tri herë fituesin e Ligës së Kampionëve, Manchester United në Allianz Arena

Kujtimet për finalen e vitit 1999 të këtyre dy skuadrave janë ende të gjalla, e ku fitorja në kohën shtesë e United kishte krijuar momentin më interesant në histori të kësaj gare, por Bayerni ka qenë shumë më i fortë në dy takimet e tjera që zhvilluan këto dy skuadra e ku United u eliminua nga gjermanë më 2010 dhe 2014.

Kjo është hera e parë që këto dy skuadra luajnë në grup që nga viti 2001. Kjo është një fazë që Bayerni zakonisht e ka kaluar lehtë derisa ata kanë fituar 25 ndeshjet e fundit që kanë luajtur në shtëpi. Kjo formë përfshinë edhe faktin që ata nuk dinë për humbje në 34 ndeshje në këtë fazë, duke i fituar 31 dhe barazuar tri, një rekord që Thomas Tuchel e ka për detyrë që ta zgjatë kundër një kundërshtari që ata nuk dinë për humbje në stadiumin e tyre (tri fitore, dy barazime).

Për Manchester United, kjo është koha më së e duhur për ta rregulluar këtë rekord, nëse ata dëshirojnë që të bëjnë një rikthim në sezon, të cilin e kanë nisur sahumë keq.

United ka humbur tri nga pesë ndeshjet e para të Premier Ligës për herë të parë në histori të kësaj gare, duke bërë që Erik ten Hag ta pranojë që skuadra e tij po kalon në një periudhë të vështirë, pasi që humbi ndeshjen në shtëpi kundër Brightonit në vikend me rezultat 1-3.

Kështu Thomas Tuchel në sulm sot ka startuar me Kane në qendër të sulmit i cili do të asistohet nga treshja, Gnabry, Musiala dhe Leroy Sane.

Ndërkaq Ten Hag vjen me formacion me mbrojtës ku në sulm është i vetëm Hojlund ndërkaq pas tij luajnë: Rashford, Fernandes dhe Pellestri.  /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

Bayern Munchen

Manchester United

Ndeshja fillon në ora 21:00 në stadiumin Allianz Arena në Munchen të Gjermanisë.