Bayerni i ka dhënë leksione Barcelonës midis Camp Nou, duke e mposhtur me rezultat të pastër, 3-0. Sonte, në ndeshjen e parë në Champions për sezonin 2021/22, luajtën edhe Chelsea që e mundi 1-0 Zenitin dhe Juventusi që e mposhti 3-0 Malmon.
Për Barcelonën ka nisur një aventurë e vështirë pa Leo Messin që u transferua te Paris Saint Germain.
Klubi është në vështirësi ekonomike dhe sikur nuk mungoi largimi i Messit, Barca e largoi edhe Griezmannin, duke e lënë skuadrën në duar të futbollistëve ndaj të cilëve besimi është shumë i vogël.
Në ndeshjen e parë në Champions pas epokës së Messit, Barça u deklasua në shtëpi, duke u mundur 3-0.
Bayerni tregoi klasin duke bërë paraqitje pozitive për 90 minuta.
Gjithçka nisi me Thomas Muller, në minutën e 35’ shënoi për 1-0.
Pas Thomas Muller, i cili realizoi në pjesën e parë, Robert Lewandowski shënoi për 2-0 në minutën e 56’.
Derisa për rezultatin përfundimtar të këtij takimi shënoi edhe njëherë Robert Lewandowski, në minutën e 86’, për 3-0, raporton Express.
Chelsea 1-0 Zenit
Chelsea e mundi 1-0 Zenitin në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Champions.
Blutë ishin skuadër më e mirë për 90 minuta, por nuk ishte aspak një ndeshje e lehtë për të besuarit e Thomas Tuchel.
Sido që të jetë, milionat që u shpenzuan për Romelu Lukakun po japin rezultat, pasi sulmuesi belg arriti të shënojë golin e tri pikëve në minutën e 69’.
Malmo vs Juventus 0-3
Sikur Bayern Munich, edhe Juventusi ka marrë fitore 3-0 në udhëtim. Zonja e Vjetër e mundi Malmon.
Alex Sandro hapi serinë e golave. Ai shënoi për 1-0 në minutën e 23’.
Pas Dybalas, në fund të pjesës së parë, shënuan edhe Paulo Dybala dhe sulmuesi, Alvaro Morata.
Dybala shënoi për 2-0 në minutën e 43’, derisa Morata për 3-0 në atë të 45’, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes, pasi në 45 minutat e pjesës së dytë, nuk pati më gola. /Gazeta Express/