Bayern e ‘shkel’ Schalken, i afrohet në një pikë kreut në Bundesliga - Gazeta Express
string(65) "bayern-e-shkel-schalken-i-afrohet-ne-nje-pike-kreut-ne-bundesliga"

Bayern e ‘shkel’ Schalken, i afrohet në një pikë kreut në Bundesliga

Gazeta Express

25/01/2020 20:23

Tjetër ndeshje, tjetër fitore për Bayern Munich.

Skuadra e Hans-Dieter Flick e ka shkatërruar Schalken në ‘Allianz Arena’, duke e mposhtur 5-0, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në këtë mbrëmje shënoi edhe sulmuesi, Robert Lewandowskit, për të cilin ishte goli i 21-të në Bundesliga, arritje e madhe kjo, pasi vetëm Gerd Muller e kishte bërë këtë pas 19 xhirove në Bundesliga.

Golat tjerë i shënuan Thomas Muller, Leon Goretzka, Thiago Alcantara dhe Serge Gnabry.

Pas kësaj fitore, Bayerni i është afruar në vetëm një pikë kreut të tabelës, pas dështimit të RasenBallsport Leipzig, kjo e fundit tani ka 40 pikë, Bayern 39. /Gazeta Express/