Bau Market përuron pikën e re në Komoran - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

17/01/2020 17:52

Bau Market përuron pikën e re në Komoran

Lajme

Gazeta Express

17/01/2020 17:52

Ndonëse moti shumë i ftohtë, kjo nuk ka ndikuar që një numër i madh i njerëzve të merrnin pjesë në ceremoninë e Bau Market për përurimin e pikës së re në Komoran.

Bau Market e ka mbyllur pikën e saj në Drenas vetëm për ta hapur një të re në Komoran, e cila ka një hapësirë gjigante dhe ambient komod.

Pikërisht në këtë ceremoni, kompania gjithashtu ka dhënë lajmin se kompania “Altrade Holding LLC”, e cila është pronare e Bau Market, Bau Mineral dhe Bau Block, ka vendosur që ta ndryshojë emrin dhe nga sot e tutje do të quhet “Bau Holding LLC”.

Kjo është bërë për arsye që të krijohet një vijimësi me emrat e kompanive të cilat lidhen në të gjitha rastet me emrin “Bau”.

Ndonëse me emër të ri, kompania vazhdojnë të mbesin të njëjtit, duke i pasur të njëjtat aktivitete, të njëjtit njerëzit të cilët bartin parime dhe vlera të njëjta, por nën një emër të ri që i unifikon dhe i identifikon qartë në treg si “Bau Market”.

Bajram Gashani, pronari i kompanisë “Bau Market” dhe “Bau Holding”, e ka bërë prerjen e shiritit dhe ka qenë ai që ka prirë brenda këtij objekti i cili i ka dhënë krejt tjetër pamje vendit.

Përndryshe, në pranverë Bau Market pritet ta hap pikën e saj të radhës në qytetin e Prizrenit.