Batutat e Ramës për Trumpin, Berisha: Tallje, shërbimi më i keq që i bëhet Shqipërisë - Gazeta Express
string(82) "batutat-e-rames-per-trumpin-berisha-tallje-sherbimi-me-i-keq-qe-i-behet-shqiperise"

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2025 15:40

Batutat e Ramës për Trumpin, Berisha: Tallje, shërbimi më i keq që i bëhet Shqipërisë

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2025 15:40

Batutat e kryeministrit Edi Rama me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron një ditë më parë në Danimarkë për ngatërrimin e shpeshtë që Presidenti Trump i bënte Armenisë me Shqipërinë, u bënë virale dhe zunë hapësirë në të gjitha mediat botërore.

Në një reagim të mbrëmjes së djeshme kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi si shtrembërim mënyrën se si është pasqyruar.

“Sigurisht, nuk ka problem nëse përhapet, por ta shtrembërosh atë në helm politik është thjesht e padrejtë”-shkruante dje Rama.

Lidhur me batutat e kreut të Qeverisë, reagoi sot lideri i opozitës, Sali Berisha që i quajti ato përqeshje dhe tallje të Presidentit Trump “Dje shqiptarët, europianët dhe qytetarët e mbarë botës panë se kreu i organizatës kriminale të Tiranës është njëherashi edhe klouni ndërkombëtar. Edi Rama shfrytëzoi samitin e Bashkimit Politik të Europës për të përqeshur, për t’u tallur me presidentin e SHBA. Konkretisht, me një proces të suksesshëm paqeje siç ishte paqja e Kaukazit.

Edi Rama, kllounadën e tij, që e filloi në sallën e samitit, e vazhdoi më vonë me mediat, duke bërë të njëjtat deklarata”, tha Berisha.

Sipas tij “Por ky është shërbimi më i keq që Edi Rama mund t’u bëjë shqiptarëve. Ky është shërbimi më i keq që Edi Rama mund t’i bëjë Europës. Në darkë u përpoq të marrë kthesën duke dëshmuar edhe njëherë se sa hipokrit dhe i pakarakter është”.