Batuta mbi lapsusin e Trump, Rama: Ta shtrembërosh dhe ta kthesh në helm politik, e padrejtë - Gazeta Express
string(89) "batuta-mbi-lapsusin-e-trump-rama-ta-shtremberosh-dhe-ta-kthesh-ne-helm-politik-e-padrejte"

Shqiperi

Gazeta Express

02/10/2025 22:26

Batuta mbi lapsusin e Trump, Rama: Ta shtrembërosh dhe ta kthesh në helm politik, e padrejtë

Shqiperi

Gazeta Express

02/10/2025 22:26

Kryeministri Edi Rama ka reagaur pas viralitetit që bëri batuta e tij gjatë takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe atë të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Përmes një reagimi në “X”, Rama thekson se ajo ishte vetëm një shkaka që bëri gjatë takimit me dy presidentët, duke kujtuar me humor lapsusin e bërë nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili ngatërroi Shqipërinë në konfliktin Azerbajxhan-Armeni.

Sipas Ramës një shkaka nuk është aspak problem ptë bëhet virale, por ta shtrmbërosh dhe ta kthesh në helm politik e padrejtë.

Postimi i Ramës:

Është me të vërtetë e jashtëzakonshme se si funksionon sot media dhe se si e ashtuquajtura “viralitet” mund të shtrembërojë kaq lehtë realitetin. Një fjali e thënë me humor, në frymë miqësie, papritmas shëndrrohet në titull ndërkombëtar të një samiti me dhjetëra vende, ndërkohë që gjithçka tjetër, thelbi i vërtetë, bëhet i parëndësishëm.

Por po, ishte kënaqësi sot të isha me mikun tim të vjetër Ilham Aliyev dhe, në praninë e mikut tonë të dashur të përbashkët Emmanuel Macron, të rikujtoja një lapsus  të Presidentit Trump, i cili dikur tha se edhe Shqipëria kishte arritur të bënte paqe me Azerbajxhanin, ndërkohë që Emmanuel vetë kishte punuar pa lodhje, për një kohë të gjatë, për të sjellë paqen mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Një shaka, një moment miqësor. Sigurisht, s’ka asnjë problem nëse përhapet, por ta shtrembërosh e ta kthesh në helm politik është thjesht e padrejtë. Prandaj le ta themi troç:

E vërteta është që Presidenti Trump është treguar si një lider që riktheu fjalën ‘paqe’ në fjalorin e Perëndimit pas shumë vitesh. Dhe po, në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër, ai arriti paqe aty ku të tjerët kishin provuar por kishin dështuar, dhe vijon ta ndjekë atë me ngulm.

Ajo shkëmbesë nuk ishte gjë tjetër veçse një moment humori mes njerëzish, të cilët në fakt janë ndër admiruesit më të mëdhenj të Presidentit Trump.