string(82) "baton-haxhiu-nese-dikush-i-ka-sherbyer-dreqit-pas-luftes-ajo-eshte-gazeta-bota-sot"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2024 22:22

Baton Haxhiu: Nëse dikush i ka shërbyer dreqit pas luftës, ajo është gazeta Bota Sot

Lajme

Gazeta Express

06/03/2024 22:22

Baton Haxhiu, gazetar, ka folur në “Pressing” të T7, për mënyrën sesi janë trajtuar njerëzit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pas luftës.

Ai ka thënë se “propagandën e  ka bërë”, gazeta “Bota Sot”.

Haxhiu thotë se kjo gazetë “i ka shërbyer dreqit”, duke thënë se ka përbuzur njerëzit e luftës.

“Nuk ka përlymje, pështymje dhe përbuzje deri në poshtërim çdo  segmenti të UÇK-së që është fy ose është projektu një rrëfim të keq për ta, Bota Sot e ka bërë këtë”.

“Nëse ka diçka anti-kombëtare, nëse ka diçka që i ka shërby dreqit, nëse ka diçka që ka qenë shkatërruese e moralit është Bota Sot”, ka thënë Haxhiu. /Gazeta Express