Bathore/ Ra nga lartësia e katit të parë teksa ishe duke punuar, dëmtohet 40-vjeçari - Gazeta Express
string(82) "bathore-ra-nga-lartesia-e-katit-te-pare-teksa-ishe-duke-punuar-demtohet-40-vjecari"

Shqiperi

Gazeta Express

18/09/2025 12:57

Bathore/ Ra nga lartësia e katit të parë teksa ishe duke punuar, dëmtohet 40-vjeçari

Shqiperi

Gazeta Express

18/09/2025 12:57

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një pallat në një ndërtim në zonën e Bathores. Policia bën me dije se një 40-vjeçar, duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia e katit të parë dhe është dëmtuar.

Ndërsa në njoftim theksohet se 40-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Informacion paraprak/Rreth orës 09:10, në Bathore, dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia e katit të parë punëtori, shtetasi N. M., rreth 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.