KF Llapi e ka fituar ndeshjen e barazhit të Superligës së Kosovës në futboll.
Llapjanët triumfuan pas penalltive ndaj Vushtrrisë, për ta siguruar mbetjen në elitë, pas një sezoni zhgënjyes, shkruan Gazeta Express.
Pas fitores, trajneri i Llapit, Tahir Batatina e dha një deklaratë unike si zakonisht, duke thënë se për 20 vitet e ardhshme nuk do ta shohim Llapin në barazh.
“Nganjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet. Ishte një kampionat që do ta harrojmë shpejt dhe do të përgatitemi për sezonin e ardhshëm. Mendoj që për organizimin që ka është gjynah që Llapi të bie nga liga. Nga sot do të jem i qetë për 5 ditë, pastaj do të nisim përgatitjet. Ju garantoj sot se për 20 vitet e ardhshme, Llapin nuk do ta shihni në barazh”, tha Batatina